Qeveria vendos të rrisë nivelin e pagës minimale në vend. Në mbledhjen e kabinetit të së mërkurës është vendosur që pagesa minimale e detyrueshme për tu zbatuar për çdo person, juridik a fizik, vendas ose të huaj do të jetë 26 mijë lekë, 2 mijë më shumë se shifra aktuale.

Qeveria përcakton që paga bazë minimale mujore të jepet për 174 orë pune në muaj. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare, por efektet do të llogariten nga 1 Janari i 2019-ës.

Në këtë mënyrë qeveria shfuqizoi një vendim të marrë në maj të 2017-ës kur ishte ndryshuar për herë të fundit paga minimale nga 22 në 24 mijë lekë. Vendimi i marrë së fundmi prek direkt mbi 250 mijë punonjës, të cilët paguhen me pagë minimale.

Rritja e nivelit të pagës minimale ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e sindikatave ndërsa biznesi, ku më shumti fasoneritë e kanë kundërshtuar për shkak se sipas tyre shton kostot. Rritja e pagës minimale nënkupton edhe rritje të pagesës për sigurimet shoqërore.

Tv Klan