Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Në një letër të hapur, katër organizata ndërkombëtare të lirisë së shprehjes, Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufi, kritikuan 2 projektligjet të qeverisë shqiptare për "disiplinimin" e medias online dhe kërkuan tërheqjen e tyre.

Katër organizatat e dërguan letrën e hapur për Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjoni të mërkurën dhe kërkuan tërheqjen e tyre nga iniciativa për të ndryshuar dy ligje të cilat parashi

kojnë regjistrim, mbikëqyrje, gjobitje dhe mbyllje të medias në internet dhe që janë prezantuar pak javë më parë në kuadër të asaj që kryeministri e quan ?paketë antishpifje?.

?Iniciativa juaj bie ndesh praktikave më të mira dhe është kundër rekomandimeve të OSBE-së dhe shkakton shqetësime të mëdha për ne,? shkruhet në letër. ?Nëse projektligjet e propozuara miratohen nga parlamenti, ato do të dëmtojnë rëndë qarkullimin e lirë të informacionit dhe do të kenë efekt pengues për median në internet e do të kufizojnë të drejtën e qytetarëve shqiptarë për akses në informim,? vijon më tej letra.

?Ne shprehim zhgënjim të thellë se ky ligj është hartuar pas dyerve të mbyllura, pa përfshirë gazetarë dhe organizata të shoqërisë civile përgjatë procesit të hartimit,? vijon më tej letra.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/organizatat-nderkombetare-i-kerkojne-rames-te-terheqe-ligjet-mediat