Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka konsideruar një çmenduri refuzimin nga policia të kërkesës së emigrantëve për protestë para Kryeministrisë.

Në një postim në fb, Petrit Vasili, thotë se kryeministri Rama pasi ua solli në majë të hundës qytetarëve të këtij vendi, i hapi luftë dhe diasporës.

"Policia e Ramës dhe e Lleshajt konsumuan turpin më të madh të pluralizmit shqiptar. E neveritshme është se si Pandeli Majko, i pari Ministër i Diasporës në histori, rri e vështron këtë turp dhe nuk jep dorëheqjen" thotë Vasili.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vasili-rama-i-cmendur-ndalon-diasporen-te-protestoje-majko-e-ha-turpin-me-buke