Surprise Me!

Ora News - Flota e re e autoambulancave, Rama: Iku koha e gërhitjes së dezhurnit dhe telefonit

2018-12-27 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Në sheshin "Nënë Tereza" u prezantua sot flota e re e autoambulancave të Urgjencës Mjekësore.

Kryeministri, Edi Rama, vlerësoi se janë bërë hapa të ndjeshëm për modernizimin e këtij shërbimi.

Rama: Sot kemi një urgjencë kombëtare mjekësore të dixhitalizuar që është në gjendje ti përgjigjet në kohë reale çdo thirrje. Nuk ka më histori që bie zilja e telefonit apo telefoni del gjithmonë i zënë se është lënë në atë telin që rrotullohet poshtë, ndërkohë që dezhurni i spitalit gërhet në qejf të vet. Këto nuk ishin 400 vjet përpara as 40 vjet përpara por ishin 4-5 vjet përpara. Çdo shërbim sot regjistrohet online, ndërkohë që koha e ndihmës së parë është shkurtuar në mënyrë të ndjeshme.

Rama tha se qeveria do të vazhdojë me shumë vendosmëri të investojmë dhe përmirësojë të gjithë sistemin e shërbimit parësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastarliu, tha se modernizimi i autoambulancave nuk do të ofrojë vetëm transportin, por edhe përkujdesjen shëndetësore të pacientëve.

Manastirliu: Të garantojmë cilësi më të mirë të shërbimit. Nëse autoambulanca ofronte vetëm transport tani ofron edhe shërbim e përkujdes shëndetësor. Është një investim që nuk përfundon këtu.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/flota-e-re-e-autoambulancave-rama-iku-koha-e-gerhitjes-se-dezhurnit-dhe-telefonit

Buy Now on CodeCanyon