Ministri i Administratës Publike, Damjan Mançevski, deklaroi se nuk janë 104 por vetëm 12 ndërmarrje publike që do të kenë zëvendësdrejtorë. Arsyetimi i pushtetit pse vendoset posti i ri është se këto ndërmarrje kanë punuar keq. Nga ana tjetër, organizatat joqeveritare derisa kërkojnë tërheqjen e vendimi ligjorë, vlerësojnë se nëse ndërmarrje publiket punojnë me humbje, atëherë fillimisht duhet analizuar puna e drejtorit.
