Surprise Me!

Report Tv - I dha leje vetes, Veliaj sërish padi Bashës për shpërdorim detyre

2018-12-29 2 Dailymotion

Pas padisë për shpifje, Lulzim Basha është paditur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj edhe për shpërdorim të detyrës për lejen e ndërtimit që i dha vetes. Bashkia e Tiranës kërkon prej gjykatës konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, të vendimit nr. 9305/9, datë 01.08.2014 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të lejes së ndërtimit nr. 9305/12, datë 25.08.2014 për strukturën ?Shtesë 1 kat mbi strukturën ekzistuese 1 kat?, në rrugën ?Skerdilajd Llagami? për pronën e regjistruar me nr. 6/121+2-29, ZK 8160, vol 22, faqe 90, pranë ZVRPP Tiranë në bashkëpronësi të Lulzim Bashës dhe bashkëshortes së tij Aurela Isufi (Basha) me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë ?ARCHIMED INTERNATIONAL? shpk.<br /><br />Në kërkesë padinë e depozituar në gjykatë, Veliaj nënvizon se është evidente që ish-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka nxjerrë akte administrative për interesa private të tij të cilat lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me zhvillimin dhe tjetërsimin e pasurisë në pronësi të tij dhe të bashkëshortes, një 'rast i pastër i shfaqjes së interesave personale të ish-Kryetarit të Bashkisë dhe njëanësisë dhe mungesës së transparencës në vendimmarrje nga ana e këtij të fundit'.

Buy Now on CodeCanyon