Surprise Me!

“Trafik” edhe ne korsite e biçikletave

2018-12-29 2 Dailymotion

Duhet të ishin korsi të dedikuara vetëm për të kaluar biçikletat, por nuk ndodh gjithmonë kështu. Po ndodh që edhe vetë ata që përdorin biçikletat, të mos respektojnë rregullat.

Janë të shumtë qytetarët e Tiranës që për të shmangur trafikun zgjedhin biçikletën për të arritur sa më shpejt në destinacion. Po megjithë korsitë e reja, ata vijonë të përballen me vështirësi të ndryshme.

Me sa duket problemi më i madh i lëvizjes së mjeteve mbetet mosrespektimi i sinjalistikave dhe hapësirave të dedikuara.

Sipas të dhënave nga Bashkia e Tiranës, për vitin 2018 janë ndërtuar rreth 12 km korsi të dedikuara dhe po aq janë në plan të ndërtohen edhe në vitin e ardhshëm.

Buy Now on CodeCanyon