Prej kohësh, moderatorja Amarda Toska i është përkushtuar familjes dhe biznesit dhe ka qëndruar larg ekranit.

Por sot, ajo ishte e ftuara speciale e emisionit ?Xing me Ermalin?. Gjatë emisionit moderatorja ndau me të gjithë një nga momentet më të bukura të lidhjes së saj me Ermal Mamaqin, pikërisht propozimin për martesë.

Amarda Toska tha se propozimi ka qenë si nëpër filma, buzë detit dhe me hënën e plotë.

Ermal Mamaqi: Propozimin për martesë kush e bëri, ti apo ai?

Amarda Toska: Propozimi për martesë ka qenë si nëpër filma në fakt. Çdo vajzë e ëndërron atë propozimin për martesë dhe unë pata fatin ta kem si për filma, buzë detit me hënën e plotë në qiell. Ka qenë natën, unë s?dija asgjë, ka qenë surprizë. Ne kemi qenë jashtë me pushime dhe Ermali kishte menduar çdo gjë. Madje edhe unaza ishte me gurin e shenjës time të horoskopit, rubin, gjë që unë deri atë ditë nuk e dija. E kishte menduar gjatë këtë punë.

Ermal Mamaqi: Po më çudit që mbanke mend gjithë historinë.

Amarda Toska: Po si se mbaj mend... Kishte përfshirë edhe njerëz të tjerë për ta bërë realitet propozimin./tvklan.al