Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Të qarkullosh me makinë në Berat këto ditë është bërë sfidë më vetë. Mungesa e një unaze, shtimi i automjeteve për shkak të kthimit të emigrantëve për festat por edhe turistët e funddhjetorit ka bërë që lëvizja në rrugë të jetë kaotike.

Akset rrugore më problematike paraqiten në vendin e quajtur ?Kthesa e gjykatës e ?ish-merkatoja ?, ku mjetet qëndrojnë të bllokuara për minuta të tëra në rrugë.

Me gjithë masat që ka marrë sektori i qarkullimit rrugor me shtimin e uniformave blu në rrugë, situata mbetet problematike kryesisht gjatë orëve të pikut të lëvizjes

Mungesa e një unaze te madhe detyron të gjitha mjetet që të përdorin vetëm një rrugë për të hyrë e për të dalë nga qyteti muze, çka përkthehet në trafik.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kaos-ne-rruget-e-beratit