Në atmosferën e festave të fundvitit Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka mobilizuar fermerët përfitues të skemave kombëtare 2018 në agroturizëm për të mbështetur të moshuarit e vetmuar.

Qemali, si një nga përfituesit e skemës kombëtare, ndihmoi AZHBR-në të jetësonte një ditë argëtuese për të moshuarit e shtëpisë në Tiranë në agroturizmin e mbështetur rishtaz, në Prezë.

Të moshuarit panë sesi prodhohej vera në kantinën Enol, dhomat e pushimit dhe si natyra është ndërthurur me fermën për të krijuar një oaz pushues për vizitorët. Ata patën mundësinë të shijojnë ushqimet tradicionale të zonës.

Një vizitë në agroturizëm për ta është një realitet i prekshëm, lindje e marrëdhënieve të reja shoqërore dhe vendi ku për pak kohë harrojnë ndjenjën e vetmisë. Më gëzim ata shprehen se bënë miq të rinj, dhe ndjehen pjesë të bashkësisë së tyre.