Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Polumbarët e Forcave RENEA arritën të gjejnë dhe të nxjerrin trupin e peshkatarit të dytë të mbytur në rezervuarin e Bradomirës në Pogradec, në prag të ndërrimit të viteve.

Trupi i pajetë i Ramazan Kojtarit u nxorr me anë të rrjetave nga polumbarët, pasi kërkimet në rezervuar ishin të vështira për shkak të temperaturës së ulët të ujit.

Ndërsa trupi i Arben Pupës që po ashtu humbi jetën u gjet pasditen e së dielës nga familjarët.

Dy burrat kishin kishin dalë për peshkim me një varkë të amortizuar në rezervuarin 70 metra të thëlle ku kultivonin peshk.

Vdekja e dyfishtë ka tronditur zonën e thellë dhe të varfër të Pogradecit. Njerëzit atje thonë dy burrat vdiqën duke punuar për të siguruar jetesën

Dyshimet e policisë janë se varka e vjetër e dy peshkatarëve u përmbys dhe ata humbën jetën në rezervuar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pogradec-nisin-kerkimet-trupin-e-peshkatarit