Punonjësit e Bashkisë së kryeqytetit, duke filluar nga policia bashkiake, zjarrfikëset e deri tek ujësjellësi do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë natës së ndërrimit të viteve. Kreybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhej në drekën që shtroi për qendrat sociale për njerëzit në nevojë, ku tha se gatishmëria e punonjësve socialë do të jetë dhe për ata, jo vetëm në natën e ndërrimit të viteve por gjatë gjithë vitit.

?Garantoj se gjithë kolegët që merren me çështjet sociale do të jenë të pranishëm jo vetëm gjatë festave, por siç kemi qenë çdo ditë të vitit, 365 ditë.?

Me rastin e Vitit të Ri 2019, gjatë mbrëmjes, Bashkia e Tiranës ka organizuar një koncert me këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare në sheshin ?Skënderbej?, ndërsa në orën 24:00 do të ketë dhe një spektakël fishekzjarresh.

?Ne do të presim vitin e ri sot në shesh, me fishekzjarre, me koncert, me muzikë dhe do të kënaqen patjetër edhe gjithë fëmijët.?

Sipas materialit të sjellë nga zyra e shtypit të Bashkisë Tiranë, kreu i saj Erion Veliaj ka zgjedhur që Vitin e Ri ta kalojë me punonjësit e pastrimit, pasi janë ata që sakrifikojnë më shumë për komunitetin me punën e tyre çdo fundviti.

Tv Klan