Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Rreth 300 ushtarakë shqiptarë do ta festojnë natën e Vitit të Ri duke shërbyer në misionet ndërkombëtare ku Forcat tona të Armatosura japin kontributin e tyre.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bisedoi në një lidhje video të gjithë kontingjentet, të cilët natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në shërbim, në bazat ku ata shërbejnë.

Xhaçka: Jo vetëm në cilësinë e ministrit, por edhe të qytetares dua tju them faleminderit për gjithçka që bëni. Uroj që të vini shëndoshë e mirë në shtëpi. Besoj vitin tjetër të ri do ta kalojmë të gjithë bashkë këtu.

Trupat shqiptarë në Afganistan uruan gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2019 edhe pse siç ata thanë më humor, aty ku ata shërbejnë është viti 1397.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministrja-xhacka-uron-trupat-shqiptare-ne-misionet-nderkombetare