Një ditë pas ndërrimit të viteve, këtë 1 Janar Tirana është gdhirë e qetë.

Ndryshe nga ditë më parë, rrugët e kryeqytetit nuk janë me trafik.

Qepenat e dyqaneve janë të mbyllur, për të shijuar ditët festive të Vitit të Ri 2019.

Në ato pak lokale që ishin hapur është shijuar kafja e parë e këtij viti.

Të vetmit që shikon janë qytetarë në rrugë që nxitojnë të bëjnë vizita në shtëpitë e të afërmve të tyre, ashtu siç tashmë është traditë tek shqiptarët.

Tv Klan