Është djalë dhe erdhi në jetë pak sekonda pasi akrepat kaluan mesnatën.

Elis, siç e kanë pagëzuar prindërit, është jo vetëm gëzimi i parë i çiftit Gogu, por edhe fëmija i parë shqiptar për vitin 2019.

Emilina dhe Besmiri nuk i fshehin dot emocionet e të bërit prindër. ?Është fëmja jonë i parë. Elis e ka emrin. Është djali ynë i parë. Jemi shumë të emocionuar. Është e vërtetë që Elisi lindi disa sekonda pas mesnatës. Ne prisnim që të lindte në mëngjes, por vendosi të na bënte dhuratë dhe të lindte disa sekonda në hyrje të vitit të ri 2019?, tha babai i Elisit.

Anila Xhani, mjeke në maternitetin ?Mbretëresha Geraldinë?, që asistoi në ndërhyrjen cezariane, u shpreh se lindja e bebit shkoi më së miri.

?Kam kënaqësinë t?u them të gjithëve që lindja e parë u bë këtu në maternitetin ?Mbretëresha Geraldinë?. Lindi një djalë i shëndetshëm, 3 kile e 150, në orën 00:02 minuta. Edhe bebi dhe nëna për momentin gëzojnë shëndet të plotë?, u shpreh doktoresha.

10 bebe kanë ardhur në jetë në maternitetin ?Mbretëresha Geraldinë?, vetëm gjatë orëve të para të vitit 2019.

Tv Klan