Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Në fshatrat e Lezhës luhatjet e tensionit kanë bërë që shumë familjeve ti digjen pajisjet elektroshtëpiake, por sikundër thonë edhe vetë banorët kompania OSHEE nuk ka kompensuar asnjë prej tyre.

Kryeplaku i fshatit Zejmen tregon se dëmet nga luhatjet e tensionit kanë prekur edhe bizneset e zonës.

Rasti më konkret është investimi në një minifermë të një emigranti, i cili kursimet e tij i investoi për ngritjen e saj, por prej ditësh pajisjet e tij në fermë janë djegur nga luhatjet e tensionit.
Mark Paloka: Në zonën e Zejmenit është problem shumë energjia eletrike për arsye se fiken. Kohët e fundit kemi pasur një dëm tek kompleksi i lopëve, ranë dy fazë bashkë. Fermerit i kanë djegur disa pajisje.

Edhe banorët ankohen se u janë djegur pajisjet në shtëpi, por askush nga kompania e Shpërndarjes së energjisë nuk i ka ardhur në ndihmë për ti kompensuar, ndaj ata janë detyruar ti riblejnë nga e para.
"Nuk bëhet fjalë, asnjë lloj kompensimi".

"Vetëm duan paratë e dritave. I kam blerë pajisjet e reja vetë".

Aktualisht në kontratën mes OSHEE dhe konsumatorit parashikohet kompensim në rast të dëmtimit të pajisjeve, që vijnë nga luhatjet e tensionit.

Por procedurat për të ankimuar si dhe për të përfituar kompensim jo vetëm që nuk njihen nga qytetarët, por nga ana tjetër ato nuk zbatohen në praktikë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/luhatjet-e-tensionit-ne-lezhe-djegin-pajisjet-qytetaret-kerkojne-kompensim-nga-oshee