Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ditët e para të fillimit të vitit kanë sjellë pushime për një pjesë të mirë të subjekteve që ofrojnë shërbime, e për pasojë edhe problematika për qytetarët.

Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë të shumtë nuk kanë mundur që të pajisen me abone të përgjithshme.

"Dolëm në këto kioskat e bashkisë se thanë që atje shiten dhe të gjitha janë mbyllur. Dy që janë të hapura nuk kanë".

"Kjo këtu nuk kishte, në Kombinat nuk kishte. Kam gjithë ditën që po gjesdis për një abone".

Qytetarët më me fat kanë qenë ata që e kanë paramenduar këtë situatë dhe janë pajisur me abone që në ditët e fundit të muajit dhjetor.

"E kam blerë në dhjetor".

Mosmarrja e masave për të shmangur këtë ngërç nuk I ka penguar qytetarët që të vijojnë përdorimin e transportit publik në kryeqytet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-kerkim-te-aboneve-qytetaret-nuk-arrijne-ti-blejne