KUKËS- Gjashtë persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi ndihmuan serbin Sebastian Villjamov që të largohej nga vendi, teksa ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie. Policia nuk i ka publikuar emrat e të arrestuarve por ka publikuar vetëm inicialet e tyre.Bëhet fjalë për: K.M., 38 vjeç, banues në Pobreg, Kukës; J.D., 23 vjeç, banues në Rjekë, Kroaci; R.K., 46 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë; F.T., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë; K.S., 53 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës dhe Xh.N., 43 vjeç, banues në Kukës, të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës. Arrestimi i KM., J.D., R.K. dhe F.T. u bë pasi në datë 1 janar 2019, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë ndihmuar për t'u larguar nga Kukësi Sebastian Villjamov 53 vjeç, banues në Mirocka, Serbi.<br /><br />Ai ishte me masë sigurie ?arrest shtëpie? dhe ruhej nga punonjës policie në një ambient privat (hotel) në Kukës (lexo këtu) Dy efektivët e policisë u arrestuan pasi gjatë kohës që ishin me detyrë për ruajtjen e Villjamovit, lejuan takimin e tij me të afërm pa autorizim përkatës, gjë që solli largimin e tij nga territori shqiptar. Pas arrestimit të gjashtë personave, policia ka nisur punën për kapjen e tij. Sebastian Villjamov u ndalua në 9 nëntor 2018, teksa së bashku me familjen e tij ishte duke hyrë në territorin shqiptar, nga pika e kalimit kufitar Morinë. Gjatë kryerjes së procedurave në kufi ka rezultuar se Sebastian Villjamov, ishte person në kërkim nga autoritet e drejtësisë së Zagrebit në Kroaci, pasi ishte dënuar me 6 vite burg.