Pas mbarimit të festave shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe në vendet e tjera kanë filluar të largohen nga vendlindja. Në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës është regjistruar fluks në dalje.<br /><br />Sipas gazetares së Report Tv në Korçë Iris Rezhda, dje nga Kapshtica kanë dalë 5761 persona, ndërsa kanë hyrë 2917. Ndërkohë që sot vijon fluksi, teksa po punohet me 6 sportele nga pala shqiptare dhe 4 nga ajo greke.<br /><br />Ndërkohë që nga Kakavija kanë dalë 2500 persona dhe 500 automjete dje, gjithashtu edhe sot vijon fluksi. Pala shqiptare punon me 4 sportele, ndërsa ajo greke me 2 në Kakavijë. Radhë janë regjistruar edhe në doganën e Hanit të Hotit gjatë natës.