Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Në protestën e radhës tek Unaza e Re, deputeti demokrat Klevis Balliu denoncoi se është ushtruar presion ndaj banorëve nga policë dhe civilë.

Ai paralajmëroi qeverinë se nuk do të tolerojnë asnjë provokim apo presion ndaj protestuesve.

Klevis Balliu: Sipas informacioneve që kemi marrë, në veçanti ditën e djeshme, ka pasur presione nga policia e shtetit, ka pasur presione nga disa njerëz të veshur civilë të cilët kanë ardhur për të provokuar protestuesit. Dua që qeveria të jetë e qartë për një gjë, asnjë provokim nuk do të tolerohet më as nga qytetarët dhe as nga Partia Demokratike.

Ti marrin vemjet e tyre dhe ti çojnë në burg. Sot çdo qytetar kërkon drejtësi, çdo qytetar kërkon të mbahet përgjegjësi për aferën korruptive te Loti i Parë, të mbahet përgjegjësi për gjithë aferën korruptive të projektit të Unazës, të mbahet përgjegjësi se pse devijohet lumi Lana që të ndërtojë një narkotrafikant, të shkojnë në burg përgjegjësit.

Provokimet, presionet nuk do të tolerohen më. Ju keni mbështetjen e të gjithë opozitës së bashkuar, të gjithë bashkë do t'ia dalim ta zhdukim njëherë e mirë farën e zezë komuniste të Edi Ramës dhe klikës së tij mafioze.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balliu-tek-unaza-e-re-protestuesit-kane-pasur-provokime-nuk-do-ti-tolerojme