Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ditët e para të vitit 2019 sollën reshje dëbore në shumë prej qyteteve të vendit, dhe së bashku me to edhe problematika në qarkullimin në shumë prej akseve rrugore të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe kompanitë e mirëmbajtjes. Është bërë trajtimi me kripë dhe pastrimi i rrugës nga bora.

Në Dardhë, Voskopojë, Bigell Gorricë dhe në Qafën e Qarrit, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë, pasi temperaturat janë shumë të ulëta.

Në Qafë Thanë - Kapshticë ka pasur reshje të dobëta. ARRSH njofton se është bërë pastrimi dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në segmenti fundor prej 20 km te aksit Ura e Cerenecit - Stebleve rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave në rrugë. Në segmentin Lunik-Stebleve rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak te pranisë së ngricave në rrugë. Kontraktorët po punojnë në të gjitha akset për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në Qafën e Llogarasë dhe në Qafën e Muzinës, nuk ka pasur reshje. Kontraktori ka bërë shpërndarjen e kripës që në orët e para të mëngjesit dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandohen përdorue
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-dardhe-e-voskopoje-levizet-me-zinxhire-ne-llogara-rruga-e-hapur