Nga 1 Janari i këtij viti ka hyrë në fuqi paketa e re fiskale. Qeveria njofton se bizneset që kanë xhiro vjetore nga 8 në 14 milionë lekë të reja, do të përfitojnë ulje të taksës së tatim fitimit, nga 15% në vetëm 5%. Kryeministri Edi Rama vizitoi një prej sipërmarrësve që përfiton nga kjo ulje. ?Tani, sinqerisht ne po ndihemi mirë, se na u ul taksa e tatim fitimit. Unë bëja 100 milion lekë xhiro në vit dhe paguaja 15 milionë lekë. Tani ne paguajmë 5 milion lekë. Unë do investoj më shumë tani. Do marr më shumë punëtorë. Shumë faleminderit, sinqerisht!? ? u shpreh drejtuesi i një kompanie përpunimi mermeri në Tiranë.<br /><br />Kryeministri Rama deklaroi se kjo lehtësi fiskale për biznesin do të përkthehet në më shumë vende të reja pune. ?Në fakt, kjo është zona më delikate e punësimit. Të gjithë bizneset, nga 8 milion në 14 milion xhiro vjetore, që, deri dje e kishin 15% taksën e fitimit, e kanë 3-fish më të ulët nga sot, por kanë kapacitete punësimi dhe vetëpunësimi shumë të mëdha.<br /><br />Ajo që është më e rëndësishmja, në këndvështrimin tonë, është që, duke ju lehtësuar 3-fish, ju japim mundësi, e para, që të zhvilloheni me investime të reja dhe besoj, menjëherë, ju do mendoni për një investim të ri për tu zgjeruar, për tu konsoliduar dhe e dyta, për të rritur punësimin dhe për të rritur pagat,? deklaroi Kryeministri Rama. Në fund, kreu i qeverisë u shpreh se duhet të ulet numri i atyre që shkojnë në universitet dhe të rriten ndjekësit profesional.