Surprise Me!

Ora News - Sot vetingu për Alltun Çelën, DSIK e vlerëson të papërshtatshëm për të qenë gjyqtar

2019-01-04 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Seancat dëgjimore të vettingut nisen këtë vit me kryetarin e gjykatës së Sarandës, Alltun Çela, i cili mesa duket do ta kete veshtirë ta kalojë fazën e parë të kontrollit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo gjatë kontrollit te figurës së tij, ka nxjerrë probleme në të tre shtylla e vlerësimit për gjyqtarin kryesisht me pasurinë por probleme jane kostatuar edhe ne itegritetin e gjyqtarit dhe ne aftesitë profesionale.

Çela rezulton të këtë në pronësi një shtëpi banimi si dhe tokë are ullishtë, ku janë të mbjellë mbi 50 rrënjë ullinj të vjetër si edhe 250 rrënjë ullinj e agrume.

Në 1995-n, gjyqtari ka deklaruar se ka përshtatur për banim një ish-fabrikë biskotash, por për KPK-në është e paqartë se si subjekti e ka përshtatur për banim pa e siguruar pronësinë. Problematik u vlerësua edhe raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, i cili vlerëson se Alltun Çela është i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar.

Nga ana e tij kryegjyqtari i Sarandës ka kërkuar që DSKI-ja të japë prova që është i papërshtatshëm dhe të mos i referohet letrave anonime.

Alltun Çela drejton Gjykatën e Sarandës prej vitit 2008, ndërsa u rikonfirmua në këtë detyrë edhe në vitin 2014. Vendimi nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në lidhje me gjyqtarin do te jete ne 8 janar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/skeda-e-pasurise-se-deklaruar-e-alltun-celes-kryetar-i-gjykates-se-sarandes

Buy Now on CodeCanyon