Një siperfaqe pyjesh me shkurre e barishte të ndryshme në fshatin Nuaj, të Malësisë së Krujës është përfshirë nga flakët këtë të premte. Dyshimet paraprake të policisë për ngjarjen janë se zjarri ka qenë i qëllimshëm .<br /><br />Disa forca te Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura (ARZM) në Durrës janë munduar ta shuajnë zjarrin me mjete rrethanore .<br /><br />Ndërkohë mësohet se ndërhyrja është vështirësuar për shkak se zjarri favorizohet nga era e fortë që po fryn.