Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Edhe pse që prej 1 janarit bastet dhe kazinotë kanë mbylluar aktivitetin Ministri Arben Ahmetaj bëri me dije se tashmë po monitorohet imtësisht funksionimi i basteve online.Gjatë bilancit si kreu i Financave Ahmetaj tha se buxheti i shtetit do të përfitojë nga negociatat me koncesionarin e Rinasit.Ndërsa pranoi faktin se ende nuk janë hedhur të gjitha të dhënat për pasuritë.
Qeveria tashmë ka futur në lupën e vëzhgimit të gjitha bastet që operojnë online.

Ministri, Arben Ahmetaj, pasi bëri bilancin e tre viteve në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave pranoi se ka ende baste që operojnë online për të cilat do të merren masa.
Arben Ahmetaj: Ka një për qindje shumë minimale që vazhdojnë fshehurazi me online, që janë futur tani në vëzhgim të plotë dhe të jeni të bindur që në dhjetët ditët e ardhshme do të vazhdojë goditja deri në ato kafenetë e vogla ku përdoren ipad-e për të bërë lojëra online. Beteja vazhdon, nuk ka fund kurrë.
Përsa i përket negociatave me koncesionarin e Rinasit, Ahmetaj theksoi se buxheti i shteti pritet të përfitojë nga kjo kontratë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ahmetaj-ben-bilancin-bastet-qe-funksionojne-online-po-monitorohen-imtesisht