Gazmend Musta 34 vjeç, që vrau gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe dhe kunatën Merisa Caushaj 18-vjeçe me thikën e bukës tre ditë më parë në Ballsh ka dalë para gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa gjyqtarja Marsela Balili ka vendosur masën burg pa afat, ndërsa rrezikon dënimin përjetë.<br /><br />Report Tv siguron pamjet kur Musta është paraqitur në gjykatë kokulur dhe në lot, ndërsa i penduar ka pranuar krimin. Autori ka pasur vetëm një kërkesë; kujdesin për dy fëmijët e mitur 3 dhe 7 ?vjeç, të cilët deri në një vendim të gjykatës do të jenë në kujdestarinë e vjehrrës së tij. Musta do të mbrohet nga një avokat i caktuar nga shteti, Lauren Thomollari ndërsa në gjykatë në seancën sotme nuk ka pasur asnjë të afërm të tij.