Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Analisti, Ilir Demalia, thotë se kryeministri Edi Rama i ka vdekur kali i pushtetit dhe ndryshimet në kabinetin qeveritar i sheh të parëndësishme.

Në një lidhje me skype për studion e lajmeve të Ora News, Demalia sheh më me shumë shqteësim mungesën e një opozite të fortë për të rrëzuar atë që ai e konsideron gërmadhë shtetërore.

Demalia: Ramës në këtë situatë nuk ka fare rëndësi ndërrimi i Ministrave. Ramës i ka ngordhur kali i pushtetit dhe ai mendon se duke ndërruar karrocierët do të shtyjë karrocën e Rilindjes më tej për të vazhduar pushtetin e tij dhe oligarkët e krimit që ai mbështet. Shteti i pushtetit korruptiv klientelist të oligarkëve të rrethit të kryeministrit dhe karrocierëve qeveritarë është tashmë i rrënuar si funksionim shtetëror, por nuk ka një ruspë opozitare që të rrëzojë këtë gërmadhë shtetërore. Kjo është kriza më e rëndë, kjo është kriza më e rëndë se vetë kryeministri Edi Rama.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/demalia-rames-i-ka-ngordhur-kali-i-pushtetit-por-nuk-ka-ruspe-opozitare-ta-rrezoje