Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Flaket e zjarrit kanë përfshirë një shtëpi banimi në lagjen Karbunarë në Bashkinë e Lushnjës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kanë qenë të afërmit që kanë vënë re tym nga dritarja në banesë dhe kanë njoftuar zjarrfikësen, e cila ka ardhur me urgjencë për të vënë nën kontroll flakët duke mos lejuar përhapjen e tyre në pjesën tjetër të shtëpisë dykatëshe.

Në momentin e rënies së zjarrit, brenda shtëpisë nuk ka pasur asnjë banor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lushnje-digjet-banesa-nga-soba-e-druve