Të paktën 3 persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi u përplasën nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Varibop, në autostradën Levan-Tepelenë.<br /><br />Paraprakisht dyshohet se viktimat ishin pasagjerë të një autobusi që kishte ndaluar dhe ata u përplasën nga një makinë, gjatë kohës që ndodheshin në rrugë. Megjithatë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë nuk janë ende të qarta dhe pritet që të kemi një informacion më të plotë në vijim.<br /><br />Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë, të cilët kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë./tvklan.al