Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një ditë përpara protestës, studentët u mblodhën në Qytetain Studenti për të riorganizuar qëndrimin e tyre. Zgjidhjen e dhënë nga kryeministri nuk e pranojnë pasi e duan me votën në parlament dhe jo me vendim të këshillit të ministrave. Në protestën e së hënës ata ftojnë të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre

Në ambientin e godinës liria në Qytetin Studenti, pa lejuar kamerat, studentët përgatitën qëndrimin e tyre për protestën. Ata premtojnë se pjesëmarrja do të jetë e lartë dhe se nuk do të jenë vetëm studentët, por të gjithë shtresat e shoqërisë që duan të protestojnë për të drejtat e tyre

"Rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë dhe rritja e investimeve vit pas viti për arsimin e lartë"

"Jo vetëm studentë, por do ketë prindër, banorë të Astirit, banorët e bregut të lumit, të përndjekurit, minatorët"

Një thirrje e kanë edhe për dekanatet, të cilët tentuan të fusin studentët në mësim dhe të përçajnë protestën

"Sa i përket dekanateve që kanë shantazhuar studentët, mos na detyroni që t'ju demaskojnë me emër dhe mbiemër"

Studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave të tyre, jo me Vendim Të Këshillit të Ministrave por me votë në parlament.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/organizimi-protesten-nis-ne-qytetin-studenti