Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një shtyllë e tensionit të lartë Tiranë2- Podgoricë është hedhur në erë.

Lajmi u mësua paraditen e sotme, 7 janar, dhe nga informacionet e para mësohet se eksplozivi është vendosur në shtyllën 400 kv të linjës së tensionit të lartë.

Shtylla e dëmtuar është me nr 58 dhe ndodhet në Fushë Krujë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon se nga shpërthimi është dëmtuar një nga këmbët e shtyllës.

"Aktualisht, Njesite speciale te OST janë duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend. Flukset e energjise që injektohen në këtë linje sot janë 50% e konsumit në të gjithë vendin."

OST dënon këtë akt të rëndë kriminal dhe ka kryer veprimet proceduriale në organet e drejtesise me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hidhet-ne-ere-shtylla-e-tensionit-te-larte-tirane2-podgorice