Për shkak të moti të keq, erës së fortë dhe detit të trazuar është pezulluar përkohësisht lundrimi dhe dy tragetet e linjës Bari ? Durrës pritet të mbërrijnë me vonesë gjatë ditës së sotme në portin e Durrësit.

Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bënë të ditur se era me drejtim nga veri-lindja dhe me shpejtësi rreth 45 km/orë ka shkaktuar vonesa në lundrimin e dy trageteve nga Bari drejt Durrësit.

Nga burimet mësohet se njëri nga tragetet pritet të mbërrijë në Durrës rreth orës 13.00, dhe tjetri parashikohet të jetë në port rreth orës 16.00.

Ndërkohë,era e fortë në pjesën jugore të Adriatikut në javët e fundit ka krijuar disa herë vonesa gjatë lundrimit të trageteve drejt Durrësit dhe anasjelltas.