Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Gjimnazi ?Ismail Qemali? në Tiranë ka hapur dyert këtë fillim viti duke ofruar standarde moderne falë rikonstruksionit të plotë të klasave, palestrës dhe terreneve sportive të jashtme.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi, pa nga afër investimin e kryer në këtë gjimnaz, ku është instaluar edhe sistemi i ngrohjes qendrore.

Veliaj: Jam shumë i lumtur që ia mbërritëm kësaj dite, që shkolla ?Ismail Qemali? të hidhej në tokë e të ringrihej nga e para, tamam si një feniks për këtë vit të ri. Të gjithë nxënësit të cilët me shumë mirëkuptim kanë ?bujtur? në shkollat e tjera, sot kanë një ambient fantastik të rinovuar, duke filluar nga fushat. Është ndër të vetmet shkolla që ka edhe fushë tenisi, edhe volejbolli, edhe futbolli e basketbolli, ka një palestër, ka një sallë force, ka gjithë ndriçimin LED, ka një ngrohje me pelet.

Veliaj tha se këtë vit do të hidhen themelet për ndërtimin e 17 shkollave të reja, çka do të sjellë uljen e mbipopullimit nëpër gjimnaze.

Veliaj: Një nga arsyet pse kemi një mbipopullim në këtë shkollë është kryesisht prej cilësisë, megjithatë hapja e shkollave të reja dhe fillimi i 17 themeleve për 17 shkolla të reja do të ulë edhe këtë presion. Jam i lumtur që edhe ?Ismail Qermali?, brenda këtij viti, do të shkojë në parametrat normalë të raportit të nxënësve me mësuesit; pra, klasa të përballueshme dhe jo të mbingarkuara. Hapja e shkollave të reja do të kërkojë bashkëpunim me prindërit, që fëmijët të regjistrohen ku e kanë shkollën e tyre më të afërt.

Kryebashkiaku vlerësoi edhe nismën e kryeministrit Rama për të ndihmuar nxënësit ekselentë, një inkurajim më shumë për të dalë me rezultate të larta.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nxenesit-e-gjimnazit-ismail-qemali-e-nisin-vitin-me-ambiente-te-rikonstruktuara