Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ministri Gjiknuri inspektoi sot punimet që po kryhen në autostradën Tiranë-Durrës. Investimi, sipas Ministrit, parashikon rehabilitimin e zonës dhe vendosjen e tubacioneve të mëdha, që do të shmangin përmbytjet problematike.

Tre ditë pas nisjes së punimeve në segmentin Tiranë-Qafë Kashar, Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, inspektoi punën për ndërtimin e dy tombinove që zgjidhin problemin e përmbytjeve.

Sipas Gjiknurit, kjo ndërhyrje zgjidh problemin shumëvjeçar të përmbytjeve në këtë zonë.

Gjiknuri: ?Me këtë investim ne evitojmë pjesën më të madhe të këtij problemi me të cilin qytetarët u ndeshen jo vetëm vjet por edhe më parë. Investimi është në kuadër të programit rehabilitues të rrugëve. Vitin e fundit, programi i rehabilitimit të rrugëve ka qenë intensive dhe u bë e mundur të investohen mbi 25 milion euro?.

Në segmentin nga Casa Italia deri tek mbikalimi i Kasharit do të vendosen dy tombino të mëdha, që bashkë me pastrimin e kanaleve do të bëjnë të mundur që sasia e reshjeve në maksimumin e tyre të mos krijojë më përmbytje në autostradë. Vlera e investimit që po kryhet në këtë aks arrin në shumën 342,000 euro pa TVSH.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjiknuri-inspekton-punimet-ne-autostrade-zgjidhin-problemin-e-permbytjeve