Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Si çdo 7 janar, komuniteti serbo?malazez në Shkoder edhe këtë vit festoi Krishtlindjen sipas kalendarit Julian. Mesha tradicionale u mbajt në kishën e fshatit Vrakë, aty ku jeton një pakicë e këtij komuniteti. Lindjen e Krishtit besimtarëve ju a uroi i deleguari i kishës Malazeze Predrag Sçepanoviç.

Për kryetarin e pakicave serbo ? malazeze Pavllo Janko, kjo datë duhet shpallur festë zyrtare nga shteti shqiptar, që sipas tij nuk ka lëne festë bollokumesh, e lloj ? lloj datash pa i shpallur festa.

Pavllo Janko: "Vazhdojmë të bëjmë përpjekjet që kjo ditë të jetë ditë pushimi rajonale ose kombëtare sepse në Shqipëri siç e dini është një vendet që ka shumë festa kombëtare, përderisa ka festa për ballokumet..."

Janko foli edhe për debatin e hapur mbi kryqin në rrethinat e Shkodres, duke theksuar se ai nuk është ndërtim i ri por një rikonstruksion që nuk kishte nevojë për leje nga institucionet.

Këtë vit festës i munguan autoritetet malazeze dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/serbo-malazezez-ne-shkoder-kerkojne-7-janarin-feste-zyrtare