Punimet për vendosjen e tombinove në autostradën Tiranë?Durrës kanë filluar. Aktualisht inxhinierët janë duke bërë vendosjen e tyre te pjesa e rrugës nga ?Casa Italia? deri te mbikalimi i Kasharit. Drejtori i Autoritetit Rrugor Afrim Qëndro, tha se është bërë një studim hidrik për këtë pjesë të autostradës dhe ka dalë një nevojë emergjente për ndërhyrje në mënyrë që të parandalohen përmbytjet.

?Është bërë një studim hidrik për gjithë këtë pjesë të autostradës dhe ka rezultuar si nevojë emergjente vendosja e dy tombinove. Këto dy tombino bashkë me pastrimin e kanaleve do të bëjnë të mundur që sasia e reshjeve në maksimumin e tyre të mos krijojë më përmbytje në autostradë.?

Investimi po bëhet me fodnet e programit të mirëmbajtjes së rrugëve. Vetëm gjatë 2018-s, u investuan 25 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës dhe vendosjen e sinjalistikës.

?Vitin e fundit, programi i rehabilitimit të rrugëve ka qenë intensive dhe u bë e mundur të investohen mbi 25 milionë euro. Një vlerë e cila nuk ishte menduar më parë për mirëmbajtjen e rrugëve. Produktet janë të prekshme, me sinjalistikën, riparimin e disa akseve kryesore?, tha ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Punimet për parandalimin e përmbytjeve do të kushtojnë 342 mijë euro, ndërsa parashikohet që pjesa e autostradës nga Tirana në drejtim të Qafë Kasharit të qëndrojë e mbyllur deri më datën 19 Janar. Kalimi i mjeteve është devijuar për në rrugën dytësore.

Tv Klan