Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Struktura e Posaçme Antikorrupsion është organi që tremb gjithë politikanët dhe njerëzit e pushtetshëm, por gjithashtu tremb dhe vetë prokurorët që do jenë pjesë e saj. Pasi marrin këtë detyrë, prokurorët heqin dorë nga privatësia duke nënshkruar një formular ku pranojnë t?u kontrollohet llogaria bankare, telefonatat dhe informacioni deri tek kushëriri i katërt.

15 prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion përveç trajtimit special që do të marrin, do të heqin dorë me vetëdije pothuajse nga gjithë privatësia e tyre.

Me dëshirën e tyre, ata duhet t?i nënshtrohen kontrollit të pasurisë dhe figurës, duhet të japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe kontrollit të telefonit.

Këtij kontrolli do t'i nënshtrohen edhe familjarët e afërt, të cilët edhe ata duhet të japin pëlqimin e tyre.

Për të kandiduar për një vend si prokuror në Prokurorinë e Posaçme, aplikuesi duhet të plotësojë disa formularë.

Përveç gjeneraliteteve të tij dhe familjarëve të tij, ai duhet të deklarojë edhe të dhëna për vëllezërit, motrat, nipër dhe mbesa, gjyshërit, tezet, hallat, dajet apo xhaxhallarët e deri të kushërinjtë e dytë.

Për këta, aplikuesi duhet të deklarojë emrin e plotë, datëlindjen, vendlindjen, adresën dhe ku punon.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ferri-i-spak-15-prokuroret-duhet-te-heqin-dore-nga-jeta-private