Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Partia Demokratike iu rikthye akuzave për pasurinë e kryeministrit Edi Rama. Në një dalje për mediat, zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa, tha se Rama jeton mes luksit në një shtëpi prej gati 400 milionë lekësh, ndaj nuk mendon për studentët ose 290 mijë fëmijë që ushqehen vetëm 1 herë në ditë.

Sipas selisë blu, Edi Rama ka bërë zgjedhjen më burracake, duke vendosur që për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marramendëse, të përdorë gruan si mburojë.

Zhupa tha se është koha që Edi Rama të mos fshihet me pas gruas, por t?i dalë për zot dhe të japë llogari për luksin e paturpshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-rama-te-mos-fshihet-pas-gruas-shtepine-400-mln-leke