Surprise Me!

Studentet i rikthehen protestes

2019-01-07 0 Dailymotion

Pavarësisht paktit për universitetin, të miratuar nga qeveria në mbledhjen e fundit të saj në Dhjetor të 2018, një pjesë e studenteve kanë vijuar bojkotin.

Edhe pse Kryeministri firmosi 4 urdhra dhe miratoi 11 VKM, studentët thonë se këto realizohen vetëm nëpërmjet anulimit të Ligjit të Arsimit të Lartë.

Studentët që dolën përpara Kryeministrisë ishin më të paktë në numër se sa në protestat e Dhjetorit. Ata qëndruan për afro 4 orë në rrugë, ndërsa paralajmëruan se do të rikthehen të martën për të vijuar protestën deri në anulimin e ligjit.

Dy prej tyre janë shoqëruar në Komisariatin Numër 1 të kryeqytetit. Vilson Kulemani dhe Gëzim Almeta do të hetohen në gjendje të lirë pasi akuzohen se kanë mbyllur dyert e 2 universiteteve në kryeqytet. Një prej tyre dyshohet se edhe ka hedhur tymuese në drejtim të Kryeministrisë.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon