Surprise Me!

Prokuroria nuk gjen perfaqesuesin e “DH Albania”

2019-01-08 0 Dailymotion

Avdjol Dobi, përfaqësuesi i vetëm i kompanisë ?DH Albania?, e cila me dokumente të falsifikuara fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë Euro, është thirrur tre herë nga Prokuroria, por nuk është paraqitur.

Dëshmia e 26-vjeçarit që fitoi 18 milionë Euro për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe dhe 12 milionë të tjera për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Burrel-Peshkopi, konsiderohet thelbësore për hetimet.

Por organi i akuzës nuk po bie në gjurmët e tij. Në bazë të sistemit Tims, ai rezulton të jetë në Shqipëri. Fletë-thirrjet i janë dërguar në adresën e biznesit në godinën ?ABA Business Center?.

Prokuroria është edhe në pritje të letër-porosive të dërguara në shtetin e Delawerit ku është themeluar kompania mëmë e ?DH Albania?, Danwell Huberman.

Katër dokumente dyshohet se janë falsifikuar nga kompania, mes tyre firma e Sekretarit të Shtetit të Delawerit, bilancet e kompanisë, data e themelimit dhe të dhënat e një noteri atje.

Përveç falsifikimit, prokuroria është duke hetuar edhe për shkeljen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Hetuesit dyshojnë se falsifikimi i këtyre dokumenteve të jetë bërë në Shqipëri, por pritet që leter-porosia ta konfirmojë zyrtarisht.

Javën e ardhshme pritet që Prokurroia të kryejë disa veprime të tjera hetimore që do sjellin zhvillime në këtë çështje.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon