Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

I ftohti polar që ka mbërthyer vendin ditët e fundit ka krijuar probleme në shkolla.

Në kryeqytet gjatë së martës mësimi u zhvillua me orar të shkurtuar për shkak të temperaturave nën 0 dhe mungesës së ngrohjes.
Prindërit dhe nxënësit ankohen se në klasa mungon ngrohja dhe fëmijët bëjnë mësim të veshur me xhupa,doreza dhe kapuçë.

"Kemi ftohtë.Rrimë me xhup në klasë. Gjithmonë rrimë me xhup" thotë një fëmijë

Në rrethe situata paraqitet edhe më problematike. Në Korçë dhe në Kukës dy qarqet ku temperaturat kanë arritur nivelin më të ulët në vend disa shkolla nuk kanë zhvilluar mësim.

Ndërkohë në shkolla të tjera mësimi u bë me orar të shkurtuar për shkak të temperaturave të ulta .

"Më dridheshin duart. Kaldajat ishin të ndezura por ne kemi ftohtë" thotë një fëmijë

Ndërkohë nxënësit e shkollës 9 vjecare "Martin Trushi" në Shkodër protestuan mëngjesin e sotëm për heqjen e ngrohjes me gaz dhe vëniën në punë të kaldajës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nxenesit-me-xhup-ne-shkolle-dhe-serish-kane-ftoht