TIRANE-Banorët e Unazës së Re në kryeqytet kanë protestuar edhe pasditen e sotme, që shënon ditën e 66-të të tubimit duke bllokuar trafikun. Ata shprehen se do të vijojnë që të qëndrojnë në protestë deri ditën kur të anulohet projekti i Unazës së Re. Deputeti demokrat, Klevis Balliu kishte një paralajmërim sot për kryeministrin.<br /><br />?Nuk do të stepemi, do të qëndrojmë të bashkuar, nuk do të ikim derisa projekti të anulohet. Rama duhet të marrë qartë mesazhin, larg duart nga studentët dhe Unaza e Re ose në të kundërt do të marrësh atë që nuk e ke imagjinuar, shuplakën përfundimtare? tha ai. Ndërsa nga LSI ishte deputetja, Nora Malaj që shtoi se qeveria duhet ti vendosë gishtin kokës për këtë që po ndodh. ?Sot njerëzit e kësaj afere duhet të vendosen prapa hekurave, pasi Shqipëria është e shqiptarëve? tha ajo.<br /><br />Projekti i Unazës së Re prek mbi 300 banesa, një pjesë e të cilave janë me leje dhe do të marrin dëmshpërblim të plotë, ndërsa pjesa tjetër që i kanë shtëpitë pa leje nuk do të përfitojnë. Por banorët që i kanë banesat pa leje nuk pranojnë që të largohen duke kërkuar dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre. Bashkia dhe qeveria për qytetarët që i kanë banesat pa leje ka vendosur bonus qiraje 3 vite dhe përparësi për banesat sociale.