Surprise Me!

Reshjet e debores perfshijne te gjithe vendin

2019-01-09 0 Dailymotion

Reshjet e dëborës përfshinë prej mesnatës thuajse të gjithë vendin. Në gjendje Në qarkun e Gjirokastrës, si pasojë e dëborës së dendur, jane të bllokuara fshatrat Zagorie, Frashër, Kurvelesh e Golem. Në qytet trashësia e dëborës ka arritur në 15 deri në 20 centimetra, ndërsa qarkullimi në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër bëhet vetëm me zinxhir. Kushtet e motit kanë detyruar Drejtorine Arsimore të këtij qarku të pezullojë procesin mësimor.<br />Edhe në Dibër reshjet e deborës vazhdojnë të bien me intensitet të lartë dhe pa ndërpreje që prej të hënës. Prefekti i Dibrës thotë se deri më tani nuk ka asnjë problem, ndërsa për të mbajtur akset rrugore të kalueshme janë vënë në gadishmëri firmat e mirëmbajtjes.<br />Edhe në Dibër disa shkolla në zona të thella e kanë pezulluar procesin mësimor, për ta vazhduar pas përmirësimit të situatës. Trashësia e dëborës ka arritur në 20 centimetra.<br />Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se aktualisht nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar, por cilëson se në veri të vendit lëvizja bëhet vetëm me zinxhir.

Buy Now on CodeCanyon