Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Bledar Shqarthi, i cili pak ditë më parë u kap në portin e Durrësit me 4 kg heroinë.

Shqarthi nuk pranoi të flasë në gjykatë duke thënë se shpjegimet do ti japë në një moment te dytë.

Prokuroria vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Bledar Shqarthi, 29-vjecari që u arrestua mbrëmjen e 6 janarit 2019 pas sekuestrimit të drogës në kamionin që ai drejtonte.

Sipas hetuesve, lënda narkotike qe kishte destinacion Italinë në tregun e lirë kushtonte 80 mijë euro. Sakaq, të njëjtat burime thanë se Bledar Shqarthi ka kryer rolin e korrierit dhe për një rrugë paguhej rreth 2 mijë euro.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/burg-te-riun-qe-u-kap-me-4-kg-heroine-ne-portin-e-durresit