Surprise Me!

Report TV - Reshjet e borës, zjarrfikësit transportojnë në spital vajzën e sëmurë në Gjirokastër

2019-01-10 0 Dailymotion

Reshjet e dendura të dëborës të shoqëruara me bllokime rrugësh kanë penguar edhe ofrimin e shërbimit mjekësor në zonat rurale të vendit. Në Gjirokastër ka qenë një familje e cila ka kërkuar ndihmë pasi një vajzë e mitur kishte shfaqur probleme shëndetësore. Ofrimi i ndihmës shëndetësore me autoambulancë apo transportimi drejt spitalit pamundësoheshin për shkak të bllokimit të rrugës nga dëbora. <br /><br />Sipas familjarëve, Vanesa Mele kishte temperaturë të lartë dhe nevojitej dërgimi me urgjencë në spital. Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës të cilët mbërritën në fshatin Kolonjë dhe transportuan vajzën e mitur në drejtim të spitalit të Gjirokastrës.

Buy Now on CodeCanyon