Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Parlamenti shqiptar ka më shumë deputetë me grada shkencore sesa Britania e Madhe apo Kanadaja, të cilat kanë maksimumi 1 apo dy të tillë, ndërkohë që vendi ynë ka 24 deputetë me titullin profesor, doktor shkencash. Problem mbetet verifikimi i këtyre titujve që ligjvënësit shqiptarë, duket se i marrin më lehtë se sa homologët e tyre në vendet e zhvilluara evropiane.

Shqipëria ka më shumë doktorë shkencash në Parlament se sa Kanadaja apo edhe Britania e Madhe.

Nga një vëzhgim i bërë në të dhënat që gjenden lehtësisht online, rezulton se Parlamenti shqiptar ka rreth 24 deputetë me titullin Doktor dhe Profesor me grada shkencore në fushën e shkencës, në mjekësi, biologji, kimi, fizikë nga 140 deputetë që janë në total.

Ndërkohë, krejt e kundërta është në vendet më të zhvilluara si Kanadaja dhe Britania.

Kështu, Parlamenti kanadez ka 338 deputetë dhe vetëm 1 deputet mban titullin Doktor Shkencash.

Sipas Forumit të Politikave Publike, 74% e deputetëve kanë arsim pasuniversitar dhe 13.9% kanë një arsim të mesëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/deputetet-shqiptare-me-teper-grada-shkencore-se-homologet-britanike-e-kanadeze