SHKODËR- Një person ka humbur jetën pasi streha e një karburanti është shembur për shkak të shkak të rëndesës së dëborës. <br /><br />Bëhet fjalë për Tonin Locin, punonjës tek karburanti, i cili ndodhej në hyrje të qytetit të Shkodrës.<br /><br />Pas shembjes ka patur dhe shpërthim zjarri dhe ka qënë e pamundur për punonjësin dalja nga ndërtesa e shembur. Në vendngjarje kanë mberritur forcat zjarrfikëse dhe policia vendore.