SHKODËR- Një person ka humbur jetën pasi streha e një karburanti është shembur për shkak të shkak të rëndesës së dëborës.

Bëhet fjalë për Tonin Locin, 53 vjeç, punonjës tek karburanti, i cili ndodhej në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Pas shembjes ka patur dhe shpërthim zjarri dhe ka qënë e pamundur për punonjësin dalja nga ndërtesa e shembur. Në vendngjarje kanë mberritur forcat zjarrfikëse dhe policia vendore.

Gjithashtu në vendin e quajtur "Kryqëzimi i fermentimit" është shembur një tjetër karburant por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Pas aksidentit një reagim ka ardhur edhe nga Ministria e Mbrojtjes, e cila iu ka bërë thirrje të gjithë subjekteve dhe banorëve në zonat e prekura nga dëbora që të marrin masa për pastrimin e çative.

?Të merren masa të menjëherëshme për pastrimin e tyre me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla tragjike,? -shkuhet në njoftimin e Ministrisë.