Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Historiani Paskal Milo i ftuar në "360 Gradë" në Ora News tha se Gent Cakaj është viktimë e përplasjeve institucionale politike në Shqipëri dhe e krushqive të pamenaxhuara mire nga të dy kufijtë.

Nuk e di cilësinë me të cilën ka qenë i ftuar tek emisioni i Baton Haxhiut, ka qenë si zv. Ministër i Punëve të Jashtme i qeverisë shqiptare për të folur atje apo ka qenë i ftuar si një qytetar i Prishtinës, si një i njohur apo analist i Kosovës për të folur për problemet që shqetësojnë.

Unë dua ta inkuadroj pak më gjerë dhe mendoj se ajo çfarë ka ndodhur, tregon në të njëjtën kohë, për fat të keq, edhe papjekurinë e politikës shqiptare në këtë shekull. Zoti Cakaj është një viktimë e përplasjeve institucionale politike në Shqipëri dhe e krushqive të pamenaxhuara mirë dhe jo të shëndetshme midis dy anëve të kufirit që krijojnë marrëdhënie shpesh herë joinstitucionale, por të një natyre që nuk janë për tu përshëndetur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/paskal-milo-gent-cakaj-viktime-e-perplasjeve-dhe-krushqive-te-pamenaxhuara-mire