Studentët janë ngujuar edhe sot në disa në fakultetete duke bojkotuar mësimin. Situatë e tensionuar ka qenë pas mesnate në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, ku studentët ishin të mbledhur brenda sallës.<br />Policia private që ruan ambientet e Fakultetit ka ndërhyrë duke levizur bankat që kishin bllokuar hyrjen. <br />Por kanë reaguar menjeherë studentët, të cilët kanë kërkuar nga policia të mos ndërhyjë dhe kanë thënë se kanë edhe mbështetjen e pedagogëve. <br />Përplasje me policinë pati edhe në Fakultetin Ekonomik, ku studentët kanë refuzuar praninë e deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Ndërsa studentë të Shkencave Sociale u janë bashkuar atyre të Juridikut duke paralajmëruar grevë urie. Situata është diskutuar edhe në një mbledhje të dekanëve në Rektorat.